Bajramaj: Dëshmuam forcën përballë Prishtinës

Hendboll

Bajramaj: Dëshmuam forcën përballë Prishtinës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 maj 2017 Në ora: 19:39
Xhevahire Bajramaj

Janë shumë afër që ta bëjnë historinë. Shqiponjën nga Gjakova e ndanë një fitore ose një barazim nga titulli i kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat). Megjithatë Prishtina është një kundërshtare shumë e fortë dhe finalja e tretë do të luhet në kryeqytet, me gjasë të shtunën e fundjavës.  Vashat gjakovare janë krenare për fitoren me rezultat 37:30 ndaj Prishtinës, në ndeshjen që u luajt në palestrën e sportit ‘Shani Nushi’ në Gjakovë. Sfidën e parë finale Shqiponja e kishte humbur me një gol diferencë (26:25) në Prishtinë, tani janë baras në seri të fitoreve (1:1).

Hendbollistja më e shquar gjakovare, Xhevahire Bajramaj, tha se dëshmuan forcën ndaj Prishtinës. “Prishtina nuk është e dobët, por ne luajtëm shumë mirë. E kemi japë maksimumin si në mbrojtje ashtu edhe në sulm dhe e arritëm fitoren bindëse kundër Prishtinës”, ka thënë Bajramaj për gazetën kombëtare “Bota sot”. 23-vjeçarja shprehet se nuk kanë fat në disa ndeshje: “Nuk kemi pasur fat në ndeshjet tjera edhe pse kemi qenë më të mira, sepse të gjitha jemi lojtare...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat