Prishtina më e mirë, kampion i ri i Kosovës

Hendboll

Prishtina më e mirë, kampion i ri i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:53
KHF Prishtina

Ekipi i Prishtinës e mbrojti titullin e kampionit në elitën e hendbollit në konkurrencën e femrave. Ato në finale e tretë shënuan fitore me rezultat 26:22 (12:11) ndaj Shqiponjës nga Gjakova, e cila u luajt në palestrën e sportit ‘1 Tetori’ në Prishtinë. Prishtina shpallet kampione në seri të fitoreve 2:1, pasi që sfidën e parë e kishte fituar me 26:25, në Gjakovë u mund me 37:30 dhe në takimin e tretë ka qenë më e suksesshme se gjakovaret.

Ky është titulli i gjashtë i pasluftës për ekipin nga kryeqendra. Hendbollistja Pranvera Ferataj ka qenë më e dalluara e cila ka realizuar 7 gola për Prishtinën, e ndihmuar nga Bellma Beba me 6 sosh. Albulena Kelmendi realizoi 12 gola për Shqiponjën, por nuk i bënë punë. Shqiponja që ka 18 vjet që u themelua, lëshoi një mundësi të artë që për herë të parë të stolisen me titullin e kampionit   

Kampionët e pasluftës

2016/17 Prishtina

2015/16 Prishtina

2014/15 Kastrioti

2013/14 Kastrioti

2012/13 Kastrioti

2011/12 Prishtina

2010/11 Prishtina

2009/10 Prishtina

2008/09 Kosova

2007/08 Kosova

2006/07 Vicianet

2005/06 Vicianet

2004/05 Kosova

2003/04 Kosova

2002/03 Kastrioti

2001/02 Kastrioti

2000/01 Kastrioti

1999/00 Kastrioti

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat