Kosova superiore, kualifikim historik në Evropian

Hendboll

Kosova superiore, kualifikim historik në Evropian

Më: 11 qershor 2017 Në ora: 21:18
Kosova

Me një lojë të bukur, me angazhim maksimal dhe në momente edhe dramatike, sidomos në 30 minutat e parë, Kombëtarja e Kosovës e udhëhequr nën orkestrimin e lojtares tani më yll i hendbollit Leonora Demaj, e cila realizoi 16 gola,  shkruan historinë më të re, pasi që me kombëtaren e Kosovës në një atmosferë sportive dhe festive e mundën Kombëtaren Izraelit me rezultat 32:25 (12:12). Demaj ishte e pandalshme në sulm dhe e pakalueshme në mbrojtje, por edhe Mirela Gjikokaj virtuoze dhe organizatore e shkëlqyeshme, ndërsa në mbrojtje portierja Valbona Rudaku e cila i mahniti te gjithë me mbrojtje bravuroze.  Kosova u kualifikua në rrethin e dytë të grupeve në Kampionatin Evropian.  
Duhet veçuar edhe tjerat një nga një, Burneta Ramën me shënime në kohën e duhur, Elma Kamerin e pakompromis në mbrojtje por edhe efektive në sulm, pivotmenet Arlinda Krasniqi e palodhshme dhe Blerina Haxha vetëmohuese, lojtaret e krahut Fitore Aliu dhe Shpresa Fazlija me eksperiencë, sikur edhe lojtaret e krahut tjetër Aida Stagova dhe Albina Rogova tejet produktive, duhet lavdëruar edhe Edona Rogova me mbrojtjet e saj, por duhet lavdëruar edhe vajzat e tjera edhe pse nuk u paraqitën në lojë, por kontribuuan në krijimin e atmosferës fituese. Edhe përzgjedhësi Florent Beqiri me ndihmësit Faruk Shala dhe Zijavere Salihu - Loshi kryen punën e vet me përpikëri. Tani Kosovën e presin sfidat e reja në kuadër të rrethit të dytë për EURO 2018, kundërshtaret janë gjigand të hendbollit femëror si nënkampionja e botës Holanda, ish kampionia evropiane Hungaria si dhe Bjellorusia shumë e fortë. Ndeshjet zhvillohen në muajit tetor, nëntor dhe dhjetor 2017.

Izraeli-Kosova        25:32 (12:12)
Qendra e Rinisë dhe e Sportit, Prishtinë.
Shikues: 700.
Gjyqtarë: Silviya Markovska e Jonko Vutov (Bullgaria).
Shtatëshet:  Iz. 7 (5)-Ko. 8 (8).
Përjashtimet: Iz. 12 minuta-Ko. 10 min. 
Karton i kuq: Izak (pas përjashtimeve tri herë nga 2 minuta).
Izraeli: Vakrat 6, Ben Itzhak 5, Aminov 3, Cohen 3, Izak 3, Epelboim 2, Shaul 2, Levi 1, Aouizerat, Bachshi, Barel, Ben Shoshan, Ben Zikri, Gershon dhe Vagenfeld.
Kosova: Demaj 16, Gjikokaj 9, Rama 2, Aliu 1, Fazlija 1, Haxha 1, Kameri 1, Krasniqi 1, Ferataj, Gashi, Rogova, Rudaku, Rugova dhe Stagova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat