Beshiri: Kosova kurrë më e përgatitur, synon fitore ndaj Luksemburgut

Hendboll

Beshiri: Kosova kurrë më e përgatitur, synon fitore ndaj Luksemburgut

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:32
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është përgatitur maksimalisht për ndeshjen e çerekfinales së IHF Emerging Nations Championship (për shtetet në zhvillim) në hendboll, që po zhvillohet në Gabrovo dhe Veliko Ternovo të Bullgarisë. Atmosfera është shumë mirë në kampin e kombëtares së Kosovës, e cila kërkon fitore kundër Luksemburgut, në ndeshjen që luhet nesër në orën 19.00. Hendbollisti i shquar i Kosovës, Oltion Beshiri, deklaroi për gazetën “Bota sot” se gjithçka është gati dhe mezi po e presim ballafaqimin me rivalin, që nuk është i panjohur për ta. Beshiri është optimistë se do të dalin triumfues, por sipas tij duhet të angazhohen maksimalisht dhe të tregojnë lojë cilësore, për të arritur qëllimin.

“Deri tash përpos Turqisë që ka qenë si derbi, ndeshja me Irlandën e me Shqipërinë nuk ka qenë e intensitetit të lartë, megjithatë thuajse jemi përgatitur psikikisht e teknikisht për sfidën e radhës. Ekipi i Luksemburgut është i përgatitur e i komponuar, disa prej hendbollistëve të tyre i njohim që nga ndeshja kur ishin takuar me Prishtinën në Challenge Cup. Të gjithë jemi fokusuar dhe përgatitur për këtë ndeshje”...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat