Kosova, e bronztë në Kampionatin për shtetet në zhvillim

Hendboll

Kosova, e bronztë në Kampionatin për shtetet në zhvillim

Nga: K. Goca Më: 18 qershor 2017 Në ora: 19:16
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës fitoi medaljen e bronztë të IHF Emerging Nations Championship (për shtetet në zhvillim) në hendboll, në konkurrencën e meshkujve. Djelmoshat tanë shënuan fitore me rezultat 32:25 ndaj Qipros, në kampionatin që u mbajt në Bullgari. Përzgjedhësi i kombëtares tonë, Taip Ramadani, është i kënaqur me këtë sukses të arritur në këtë ngjarje domethënëse. Drenit Tahirukaj ka qenë më efikasi me 8 gola të shënuara.  

Sipas Federatës së Hendbollit të Kosovës, kombëtares tonë vendi i tretë i mundëson edhe kualifikimin ne garat kualifikuese të rrethit të dytë të kualifikimeve për EURO 2020. Kosova përsëriti suksesin e para dy vjetësh, kur në Prishtinë kishte fituar medaljen e bronztë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat