Ramadani: Mu ka bërë zemra mal me djemtë

Hendboll

Ramadani: Mu ka bërë zemra mal me djemtë

Nga: Kemajl Goca Më: 20 qershor 2017 Në ora: 11:30
Lojtarët e kombëtares së Kosovës

Përzgjedhësit të kombëtares së Kosovës, Taip Ramadanit, iu ka bërë zemra mal nga pozita e tretë që zunë vendin e tretë në Kampionatin Botëror për shtetet në zhvillim, që u mbajt në Bullgari. Ai përgëzoi hendbollistët për angazhimin e madh.

“Zemra mal me djemtë e përfaqësueses të hendbollit, që u kthyen në Kosovë me medaljen e bronztë, nga Kampionati Botëror për shtetet në zhvillim në Bullgari. Po ashtu, me fitoren kyçe kundër Qipros, për vendin e tretë, arritën synimin me u kualifikuar në fazën e dytë të Kampionatit Europian 2020. Nga 16 shtetet në kampionat, ishin ekipi më i ri, me moshën mesatare vetëm 22 vjeç. Respekt të madh gjithashtu për trajnerët dhe klubet e Kosovës, që vazhdojnë me punën e tyre të palodhshme, me i zbuluar dhe zhvilluar talentet e Kosovës”, ka thënë Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat