Jupa apo ‘mbreti’ i vijës së 6 - metërshit

Hendboll

Jupa apo ‘mbreti’ i vijës së 6 - metërshit

Më: 21 qershor 2017 Në ora: 11:07
Jupa

Kombëtarja e Kosovës ne Kampionatin e 2-të të shteteve ne zhvillim në hendboll për meshkuj ishte e treta, në fund të Kampionatit nga Juria e IHF-it shpalli edhe përbërjen më të mirë të Kampionatit sipas pozitave. Në një konkurrencë të fortë Kastriot Jupa i Kombëtares së Kosovës u shpall lojtari më i mirë në vijën e 6-të metërshit (pivotmeni) duke fituar ovacione dhe duartrokitje të mëdha nga shikuesit ne palestrën sportive 'Vasil Levski' në Veliko Tërnovo, mirëpo je veç atyre por edhe të gjitha Kombëtareve pjesëmarrëse çka tregonte për superiotitein e tij ne zonën e 6-të metrave ku ishte mbret i vërtetë.

Kastriot Jupa ne mbrojtje ishte i pakalueshëm, në sulm i pandalshëm dhe së bashku me binomin e tij te riun Luigj Quni bënin që mu ky segment te jetë ndoshta arma kryesore e selektorit Taip Ramadani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat