Pas fshesës te Shqiponja, a do të kërcas edhe te KHF Kastrioti?

Hendboll

Pas fshesës te Shqiponja, a do të kërcas edhe te KHF Kastrioti?

Nga: Kemajl Goca Më: 23 qershor 2017 Në ora: 18:26
Pamje nga një stërvitje e Shqiponjës

Në klubin e hendbollit Shqiponja nga Gjakova gjërat janë shumë të komplikuara, sepse tri hendbolliste priten të përjashtohen nga klubi për shkak të tradhtisë apo dallaveret që i bënë klubit në finalen e madhe të play-off-it dhe të Kupës së Kosovës - femrat.  Në anën tjetër, përflitet se ndryshime do të te ketë edhe në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femra). Burimet gjithnjë të afërta me klubin ferizajas, që nuk duan t’i përmendet emri, thonë se njeriu që dha më së shumti për hendbollin,  Ahmet Hysenaj – Petrova, po përgatitet të rikthehet në klub si kryetar së bashku me Refik Sadriun.

Deri më tash nuk ka asgjë konkrete, por në ditët në vazhdim gjithçka do të sqarohet dhe do të dihet se a do të mbetet Faton Haxhisaliu edhe më tej kryetar apo do t’ia dorëzojë çelësat Ahmet Petrovës, njeriut që i kushtojë me dekada rëndësi hendbollit dhe dha shumëçka. Një burim thotë se nëse Petrova do të rikthehet, është e pashmangshme fshesa, sepse synon ta bëjë një ekip të ngjashme me ato evropiane, në fakt të investojë sa më shumë dhe të ndërtojë një ekip ashtu si e ka namin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat