Festë në KHF Istogu, për herë të parë në histori shkojnë në Evropë

Hendboll

Festë në KHF Istogu, për herë të parë në histori shkojnë në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2017 Në ora: 11:54
KHF Istogu

Klubi i hendbollit Istogu në konkurrencën e femrave, pa dyshim se janë në festë, për faktin se do të garojnë në garat e Challenge Cup. Trajneri i kësaj skuadre, Faruk Shala, gjithsesi se është i lumtur që me Istogun do të përfaqësohen në Evropë. “Skuadra e hendbollit  Istogu edhe zyrtarisht është pjesëmarrëse në ligat evropiane ku do të jetë njëra nga skuadrat që do ta përfaqësoj Kosovën në edicionin 2017 / 2018 në Challenge Cup.

Është kjo hera e parë në historinë e hendbollit istogas që një skuadër nga komuna e Istogut merr pjesë në garat evropiane”, ka thënë Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat