Në Maqedoni mburren për diçka që në Kosovë praktikohet tash e sa vjet  

Hendboll

Në Maqedoni mburren për diçka që në Kosovë praktikohet tash e sa vjet  

Nga: Kemajl Goca Më: 12 korrik 2017 Në ora: 19:35
Pamje nga një ndeshje

Federata e Hendbollit e Kosovës ka një arsye shumë të fortë që ta çojë kokën lart dhe madje edhe të mburret, sepse ka disa vite që i del haku klubeve. Në Maqedoni mburren se prej këtij sezoni klubet e femrave në hendboll nuk kanë mi paguar personat zyrtar, por federata.  Ndërsa në Kosovë që tri vjet është e rregulluar kjo punë, madje klubet shpesh herë dinë të hedhin gur në drejtim të FHK-së. Plus nga Federata e Hendbollit e Kosovës, të gjitha klubet e Superligës i ka ndihmuar me nga 1500 euro, kurse të Ligës së Parë me nga 1000 euro, po ashtu edhe kotizimim ia ka hequr nga 750 në 375 euro. Kështu që 50 për qind i ka paguar Federata e Hendbollit e Kosovës, këto janë të dhëna të sakta nga FHK-ja. A është kjo ndihmë, gjithsesi se po, kur merret parasysh se është një lehtësim për klubet. A kanë të drejtë klubet të ankohen në këtë drejtim?

A duhen klubet tona ta gjejnë sponsorë seriozë dhe të përforcohen e mos të trokasin në dyert të FHK-së, për t’i shqetësuar disa herë. Në anën tjetër, shtrohet pyetja, a ekziston FHK pa klube, gjithsesi se jo.  Prandaj,  deshëm apo nuk deshëm klubet duhet të jenë të kënaqura me ndihmën që kanë marrë deri me tani nga FHK-ja, edhe pse kjo e fundit meriton kritika të ashpra, sepse u desh të zhvillojë një politikë më ndryshe dhe jo t’i mësojë klubet gjithmonë si lypëse, sepse kur nuk kanë me iu dhënë, marrin edhe kritika! Klubet janë ato që e mbajnë federatën, sepse pa klube s’ka  federatë, por a është e lezetshme e hijshme kur FHK i ndihmon klubet me nga 1500 euro si ndodhi në të kaluarën, sigurisht se po, sepse i nxjerrë nga kriza deri diku, edhe pse me ato mjete nuk mund të bëhesh ndonjë mrekulli.

FHK-ja u mundua deri më tash me ato mjete që ka pasur, por nuk mundet ajo të shkojë edhe të blejë lojtarë e t’i përforcojë klubet dhe as t’i stërvitësin ekipet, se federata ka punët e saja dhe jo të klubeve. Do të ishte mirë klubet tona të organizohen në mënyrën më të mirë, të kemi të paktën dy a tri të fuqishme që na zbardhin fytyrën dhe jo të shkojmë gjithë me at moton: Nuk po kemi! Jemi në krizë. Kriza sot e 18 vjet nuk po iu kalon, gjithnjë po thellohen, kjo është shqetësuese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat