Shala nuk e pranon kapitullimin, do t’i rezistojë holandezeve

Hendboll

Shala nuk e pranon kapitullimin, do t’i rezistojë holandezeve

Nga: K. Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:21
KHF Istogu

Skuadra e Istogut pa dyshim se ka qenë e pafat dhe do të përballet me një ekip  jashtëzakonisht të fortë për garat evropiane. Për Istogun do të jetë një nga sfidat më të vështira, por me përforcime mund të arrijnë më shumë. Trajneri i kësaj skuadre, Faruk Shala, nuk e pranon kapitullimin, por dot ‘i rezistojë holandezeve.

“KHF Istogu i pafat në short në Challenge Cup në hendboll, ku do të përballet me disa herë kampion e Holandës, Virto/Quintus, shtetit aktual nën kampion botëror. Istogu debuton ne garat e Evropës. Ndeshja e parë do të do të zhvillohet në Istog më 11/12 nëntor, kurse ndeshja kthyese më 17/18 nëntor në Holandë. Virto/Quintus vjen nga qyteti Kwintsheul dhe është formuar në vitin 1950 kurse në vitin 1978 ka u promovua në Superligën Holandeze në vitin 1979 për herë të parë është shpallur kampion i Holandës në vitin 1979/1980 për herë të parë kanë marr pjesë në garat evropiane”, shkruan Shala.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat