A po shkon hendbolli drejt varrosjes?

Hendboll

A po shkon hendbolli drejt varrosjes?

Nga: K. Goca Më: 18 korrik 2017 Në ora: 13:45
Logo e FHK-së

Përfundoi afati kalimtar në hendboll dhe është për keqardhje se sa i varfër është dhe kjo konfirmon se edicioni i ri do të jetë edhe më i dobët se ai paraprak. Përforcime të zbehta të të gjitha klubeve qoftë të femrat qoftë të meshkujt, janë sinjale të këqija dhe në fakt duhet shtruar pyetje, a po shkon hendbolli drejt varrosjes: Me këtë politikë të klubeve, më këtë fukarallëk të madh, nuk është larg mendsh që brenda pak viteve të mbetemi në përgjithësi me 10 apo 15 klube. Të gjithë jemi dëshmitarë se sa poshtë ka rënë cilësia, po ashtu edhe shikueshmëria u rënë në drastikisht, palestrat i kemi pothuajse të boshatisura.

FHK-ja publikon edhe lojtarë e lojtaret e lira dhe kush e nëdrrojë klubin gjatë këtij afatit kalimtar. “Përfundoi afati i rregullt për hendbolliste dhe hendbollist për aderim ne klubet e reja, sipas aplikimeve ne ketë afat shumë hendbollist dhe hendbolliste kanë aplikuar për statusin e lirë te lojtarit/es. Shumica e tyre me siguri presin ofertat nga skuadrat, te cilat si duket ende nuk i kanë buxhete e siguruara, dhe kalimet priten në muajin në vijim. Por, duhet theksuar se ndoshta edhe tregu i varfër vendor nuk ka zgjuar ndonjë interesim, prandaj skuadrat te cilat mëtojnë garat ndërkombëtare presin që përforcimet ti sigurojnë nga shtete tjera. Duke pasur parasysh se angazhimi i lojtarëve te huaj, sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusi dhe transferimi i tyre ju lejon këtë.   Hendbollistët dhe hendbollistët të cilët kanë aplikuar për status të lirë janë: Lojtaret e lojtarët me status të lirë: Kaltrina Paci (KHF KEK-u), Florentina Preniqi (KHF KEK-u), Blerina Haxha (KHF Shqiponja), Shpresa Fazlija (KHF Kastrioti), Korab Syla (KHF Vëllaznimi), Argoneta Goqi (KHF Shqiponja), Albulena Kelmendi (KHF Shqiponja), Njomza Kelmendi (KHF Prishtina), Etrit Hoxha (KH Kastrioti), Deniz Terziqi (KH Trepça), Hamdi Salihu (KH Prishtina), Vlerson Zherka (KH Vëllaznimi), Rron Ramadani (KH Kastrioti), Beni Syla (KH Prishtina). Klubet e përforcuara: Trepça - Fitim Klinaku (Vushtrria). KH Prshtina: Melos Shahini, Arbër Berisha, (KH Drita). KHF Shqiponja: Ylberita Haxhosaj, Ylldrita Haxhosaj, Shpresa Haxhosaj, Alberina Berisha, Larisa Ferizaj, Erëza Ferizaj (KH Deçani). KHF Prishtina: Aida Stagova (Kastrioti), Endrita Jashanica (KHF KEK-u). KH Trepça: Dian Rrahmani (Vushtrria)”, bëhet e ditur nga FHK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat