Grahni punës, mos u bazoni në short

Hendboll

Grahni punës, mos u bazoni në short

Nga: Enis Kastrati Më: 20 korrik 2017 Në ora: 19:14
Enis Kastrati

Debate

Shorti i vështirë për klubet e Kosovës në garat evropiane në hendboll. Besa Fam Gas nga Peja, kampion e fitues i Kupës së Kosovës, ballafaqohet me klubin turk, Beykoz BLD SK. Besa ka gjasa të kalojë në rrethin e dytë të EHF Cup. Besa ka pasur po ashtu fat në thonjëza se sa ekipet tjera, edhe pse nuk do ta ketë lehtë. Mirëpo, e ka një përparësi gjithsesi nëse bëjnë ndryshime dhe përforcime të qëlluara. Fakt tjetër e me rëndësi, siç e lexova ekipi turk merr pjesë për herë të parë, kjo nënkupton nëse Besa arrin të përgatitet mirë, mund edhe ta kalojë xhiron. Trepça nga Mitrovica ndeshet me rumunët, AHC Potaissa Turda.

Trepça do ta ketë më së vështiri, duke e pasur parasysh zhvillimin dhe traditën që ka ky sport në Rumani edhe lëvizjet e fundit, ku ndër disa trajnerë me renome evropiane janë duke punuar me klube rumune dhe do të jetë tepër e vështirë. Mirëpo, tani mbetet të shihet reagimi i mitrovicasve se si do të mobilizohen për këtë sfidë. Në konkurrencën e femrave, secila e ka më vështirë se tjetra. Shqiponja do të takohet me klubin nga Portugalia, ADA CJ Barros, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup.  Në Portugali ka...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat