Sërish luajnë ndërmjet vete

Hendboll

Sërish luajnë ndërmjet vete

Më: 26 korrik 2017 Në ora: 15:38
Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll grupmosha U17 ne kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian “EURO 2017” Divizioni B i cili mbahet ne Maqedoni nga data 30 korrik deri me 7 gusht 2017,  sot me fillim nga ora 17:30 ne palestrën “Shani Nushi” ne Gjakovë zhvillon ndeshjen e dytë kontrolluese me përfaqësuesen e Kosovës “A” e cila ne përbërje ka disa lojtare nga diaspora si Merilinda Qorraj (Norvegjia), Njoma Zogaj (Danimarka) ndërsa Pashke Marku nga (Zvicrra) pritet të paraqitet sot për Përfaqësuesen “A”.

Ju rikujtojmë se përballja e parë e cila u zhvillua par 2 dite përfundoi me rezultat 34:34. Kjo ndeshje është ne fazën e fundit të përgatitjeve me qellim që Kryetrajneri Shala të komponoj skuadrën në mënyrën më të mir,  pasi që Përqafuesja e Kosovës U17 te shtunën do të niset për Maqedonia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat