Hendbollistet e kombëtares së Kosovës U-17 shënuan fitore të madhe në debutimin e tyre në Euro 2017 të Divizionit B. Ato mposhtën kombëtaren e Islandës me rezultat 26:25 (16:12) pas një loje te shkëlqyeshme sidomos ne pjesën e parë. Vashat e kryetrajnerit Faruk Shala dhe mentorit te tij Florent Beqiri dhe trajneres Shqipe Tahiri dhanë maksimumin dhe kishte raste kur edhe u alivanosën (Kursani dhe Hot) ne duele te ashpra duke mos kursyer as vete.
Në radhët e Kosovës shkëlqyen portierja fantastike Leunita Gashi, pastaj lojtarja e ndeshjes e shpallur nga juria e Kampionatit Sara Rexhepi si dhe motra e saj e palodhshme organizatorja Rina Rexhepi, Hana Hoti energjike, kapitenia Arrita Kursani vetëmohuese sikur edhe lojtaret e krahut Bleona Abdullahu dhe Fatjona Rexhaj. Por merita kanë edhe lojtaret tjera qe u aktivizuan ne lojë Drilona Rexhaj, Loreta Berisha por edhe ato qe nuk aktivizuan Blerta Ahmetxhekaj, Puhiza Gashi, Donita Kasumi, Alberina Halitaj, Blerina Kabashi, Edona Radoniqi dhe Blerta Halimaj.