Federata e Hendbollit ia sheh hairin KOK-ut

Hendboll

Federata e Hendbollit ia sheh hairin KOK-ut

Më: 3 gusht 2017 Në ora: 15:36
Hendbollistet e Kosovës

Solidariteti Olimpik i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar ka aprovuar projektin e Komitetit Olimpik të Kosovës për grantin ekipor (Team Support Grant) të ciklit olimpik 2017-2020. Projekti është aprovuar për shumën 60 mijë dollarë, të cilat parashihen t’i ndahen njërës nga federatat ekipore në Kosovë. Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka vendosur që këtë grant t’ia ndajë Federatës së Hendbollit të Kosovës për Përfaqësuesen seniore të femrave, të cilat shkruan historinë, duke zënë vendin e parë në grupin parakualifikues për EURO 2018. Ato mposhtën Izraelin dhe Gjeorgjinë, në ndeshjet e luajtura në Prishtinë. Kujtojmë që vitin e kaluar, këtë grant e kishte fituar Federata e Basketbollit e Kosovës në vlerë 25 mijë dollarë, vetëm për vitin 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat