Kryetari i Komunës së Ferizajt takohet me yjet e sportit

Hendboll

Kryetari i Komunës së Ferizajt takohet me yjet e sportit

Nga: K.Goca Më: 4 gusht 2017 Në ora: 12:57
Sfarqa takohet me yjet e sportit

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa, takohet me yjet e hendbollit ferizajas, siç është Bujar Qerimi  e Nysret Maliqi. “Pata kënaqësinë e rrallë që ta pi një kafe pune e të zhvilloj një bisedë të këndshme me dy legjendat e hendbollit ferizajas Bujar Qerimin e Nysret Maliqin që jetojnë në Belgjikë, përkatësisht në Gjermani e ku ishte i pranishëm edhe njeri nga doajenet ferizajas, pedagogu Ismet Ejupi.

Diskutuam për hendbollin ferizajas dikur dhe ikonat e asaj kohe por edhe për kushtet e zhvillim të këtij sporti sot. Më gëzoi fakti që këta dy sportistë të zellshëm ofruan mbështetje në projektet tona sportive, kurse fakti që edhe fëmijët apo pasardhësit e tyre po vazhdojnë të merren me këtë sport në vendet ku jetojnë është premtues se hendbolli i filluar dikur me shumë përkushtim në Ferizaj, do të vazhdojë të jetë një synim që do të jetojë gjatë mes nesh”, shkruan Sfarqa në profilin e tij në facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat