Shqipja në Sllovaki

Hendboll

Shqipja në Sllovaki

Më: 9 gusht 2017 Në ora: 15:27
Shqipe Bajçinca

Në Michalovce të Sllovakisë nga data 10-20 gusht mbahet EURO 2017 për grupmoshën U-17 ne konkurrencën e femrave ne te cilin marrin pjesë 16-të Kombëtaret më ë mira evropiane. E veçanta e këtij eventi është se edhe Kosova do të jetë pjesëmarrëse me vëzhguesen ndërkombëtare Shqipe Bajçinca e cila do të vëzhgon ndeshjet e këtij niveli mjaft të lart evropian, dhe e cila tani e tri ditë gjendet ne qytetin sllovak Michalovce në parapërgatitjet për EURO.

Dihet se EURO 2017 nga ky vit garat po zhvillohen ne dy divizione A dhe B, derisa ne Divizionin A gjenden 16 kombëtaret elite, Divizioni B është  ndarë ne dy e grupe me nga 10 kombëtare pjesëmarrëse(ne Shkup ku morën pjesë 10 kombëtare ku ishte edhe Kosova e cila zuri vendin e 8-të dhe ne Lituani ku do te garojnë 10 kombëtare,  gjyqtarë do te jenë dyshja nga Kosova Besfort Jahja dhe Sherif Xhema).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat