Lirije, trego pse iku shikuesi në hendbollin ferizajas dhe pse nuk je trajnere në kombëtaren e Kosovës?

Hendboll

Lirije, trego pse iku shikuesi në hendbollin ferizajas dhe pse nuk je trajnere në kombëtaren e Kosovës?

Nga: Kemajl Goca Më: 10 gusht 2017 Në ora: 15:03
Lirije Muhaxheri

Në Kosovë është bërë modë edhe kur cilësia ka rënë për toke në hendboll, kur e tregon të vërtetën, dikujt i dhemb shumë. Lirije Muhaxheri është lojtare e kohës së okupimit dhe e pas luftës, një kontribuuese e madhe, askush nuk mund t’ia konteston meritat, por shihet se disa herë nuk i pëlqen asaj apo e merr afër zemrës kur i kritikohet skuadra e cila nuk e ka namin e dikurshëm, sepse ka stagnuar shumë. Lirije Muhaxheri, ti e di shumë mirë pse iku shikuesi, ti e di shumë mirë kush janë fajtorët, atëherë thuaje publikisht dhe troç nëse mendon se të tjerët janë më “fajtorë” se ti. Nëse i di emrat e nuk i keni harruar. Është fakt që nuk kemi informacione ashtu si mendon ti, informacione kemi me bollëk ose siç thonë me kamionë, shihet ku ka rënë hendbolli! S’ka cilësi, s’ka shikues.  

Sa për dijeni, Lirije, hendbollin e shoh në aspektin profesional dhe jo me syrin e simpatizuesit. Lirije, ke qenë lojtare e kombëtares së Kosovës dhe një kohë edhe trajnere në këtë kombëtare. Madje FHK të ka larguar pa asnjë vendim nga posti i trajneres dhe as që ke guximin ta kërkosh të vërtetën apo jo. Thuaje Lirije, pse të larguan nga kombëtarja, e ke të drejtën të kërkosh të drejtën tënde! Thuaja e plasja në sy FHK-së, nëse vërtet të larguan pa pikë faji.

Në periudhën e pas luftës, a është e vërtetë që hendbolli femëror në shumicën e ndeshjeve e kanë përcjell më shumë se 500 shikues dhe në derbi edhe mbi një mijë, siç ishte rasti në Vushtrri deri në 1500 shikues, e nuk kishte vend në palestër për të gjithë, sidomos në vitet 2005-06 e eventualisht 2007, a është e vërtetë? Lirije, trego cilën lojtare e ke për tregun e jashtëm apo cila hendbolliste e Kosovës pas luftës e këndej e kemi shitur diku në Evropë? Lirije, pse Kastriotit i kanë ikë shikuesit dhe në përgjithësi hendbollit të Kosovës? Këtë pyetje e kam jo vetëm për Ju, por edhe për FHK-në. Lirije, a e di se kryesia është për të krijuar kushte, jo për të zbuluar e formuar lojtare.

Pra janë trajnerët, është punë e juaj të krijoni lojtare. Lirije, pse qytetarët e Ferizajt kanë ikë nga hendbolli, pse nuk shkojnë të shohin as derbi, a thua kanë frikë nga aksionet e shpejta, nga lojërat nivelit të lartë apo po bëhen nervoz nga rënie e cilësisë e nuk shohin asgjë në fushë?  Lirije, nuk jeni vetëm ju fajtore për rënie të cilësisë, ka me qindra të tjerë para teje, mbase edhe vetë Federata e Hendbollit e Kosovës është fajtore. Lirije më së paku ke faj për rënie të cilësisë, se vonë je ardhur si trajnere, por mundohu e puno, luftoje të keqen, kërkoje cilësinë, Ju dhe shumë të tjerë mos u kënaqni me një post si trajnere. Mos jetoni Lirije më ëndrra as Ti, as të tjerët, se hendbolli sot është shkencë, nuk është ejani në palestër e sillni topin herë andej e herë këndej dhe cilësia në fund të pusit. Gazetarët nuk iu kanë faji që nuk keni cilësi e as shikues.  Më kujtohet trajneri i mirënjohur, Beqir Hasanxhekaj, kur thoshte hendbolli është shkencë dhe ashtu është. Lirije, a keni shpjegim ju si ish hendbolliste me karrierë 20 vjeçare, e tash si trajnere në perspektivë, pse ka ikë shikuesi? A mos vallë nga cilësia? Pse? Këto pyetje janë profesionale, për atë që po e shohim të gjithë çfarë ndodh në hendbollin e sotëm. Aman sqaroje, sepse opinioni do ta din pse nuk je në kombëtare si trajnere, bile edhe vetë FHK duhet ta sqarojë, jo emëro e largo trajnerët nën heshtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat