Edhe një talente nga diaspora i bashkohet Kombëtares U-17

Hendboll

Edhe një talente nga diaspora i bashkohet Kombëtares U-17

Më: 16 gusht 2017 Në ora: 12:53
Izet Gjinovci e Eliza Dërmaku

Lojërat e mira të Kombëtareve të Kosovës në hendboll në konkurrencën e femrave, qofshin në kategorinë e senioreve apo atyre te grupmoshave te reja (rasti i fundit i Kombëtares U-17 në EURO) kanë bërë që interesimi i hendbollisteve të diasporës të jetë i madh.

Me qëllim të përkrahjes por edhe pjesëmarrjes direkte në fanellën e Kombëtares U17 ne zyrën e FHK-së ishte edhe talentja nga Gjermania Eliza Dërmaku, hendbolliste kjo 16 vjeçare e cila luan me sukses ne skuadrën e te rejave të TSV Nordheim

në Gjermani.

Eliza e cila luan ne pozitën e alos së majtë, dhe ka gjatësi prej 168 centimetra, dallohet sidomos me lojërat cilësore në mbrojtje.

Dëshira e saj dhe e prindërve të saj është paraqitja ne petkun e Kosovës dhe si duket gradualisht hendbolli femëror do te bëhet konkurrues ne garat ndërkombëtare falë këtyre talenteve shqiptare të cilat ëndërrojnë të kontribuojnë për shtetin e tyre edhe pse jetojnë dhe veprojnë në diasporë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat