Kampionja e Kosovës ne edicionin 2016/17 BESA FamGas (nga ky edicion sponsori i ri) ka filluar përgatitjet për edicionin 2017/18 si ne rrafshin kombëtar ashtu edhe atë ndërkombëtar pasi qysh me 3 shtator në kuadër të rrethit të parë të EHF CUP do të përballet me skuadrën turke Beykoz nga Stambolli.
Tani e disa ditë ekspedita pejane gjendet ne liqenin e Ohrit ku po pergatiten nën drejtimin e kryetrajnerit Arben Muqolli duke stërvitur dy herë në ditë.
Të hënën pejanët zhvilluan edhe ndeshjen e parë miqësore kontrolluese me kampionin e Turqisë Beshiktash e cila garon në Ligën e Kampionëve, ndeshje kjo e cila përfundoi me rezultat 32:29 për skuadrën turke.
Kryetrajneri Muqolli pati rastin ti sprovon te gjithë lojtarët përfshirë edhe hendbollistin boshnjak Tarik Mexhiq, por edhe te rikthyerin në skuadër Egzon Gjukën.