Azizi: Pretendojmë Evropën!

Hendboll

Azizi: Pretendojmë Evropën!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 gusht 2017 Në ora: 19:19
Dukagjin Azizi

Drita nga Gjilani ka ditë që filloi përgatitjet për edicionin e ri dhe është me synime të mëdha! Hendbollisti i Dritës, Dukagjin Azizi, ka deklaruar se përveç Besës nga Peja që është më e fortë, mendon se Drita është më e mirë për të tjerat skuadra.  Hendbollisti me përvojë është i kënaqur me atmosferën në klub dhe premton maksimumin në fanellën e gjilanasve. Ai është i bindur se do të arrijnë në vendin e dytë, duke e parë organizimin dhe fondin që ka me lojtarë skuadra e tij.

“I kemi filluar përgatitjet për sezonin e ri dhe atmosfera është shumë e mirë. Me 25 gusht udhëtojmë për në Durrës, ku do të përgatitem maksimalisht. Aktualisht jemi duke u përgatitur në kondicion dhe në aspektin fizik”, thotë Azizi. Gjilanasit synojnë daljen edhe në garat evropiane. “Synimet janë që të luftojmë për vend të dytë, e dimë se është e pa konkurrencë, po ashtu edhe të jemi në finalen e Kupës së Kosovës, kështu që ta sigurojmë një vend për në garat evropiane...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat