Mjerë Kastrioti, mjerë Ferizaj, sa poshtë kanë ra!

Hendboll

Mjerë Kastrioti, mjerë Ferizaj, sa poshtë kanë ra!

Nga: Kemajl Goca Më: 28 gusht 2017 Në ora: 14:49
Logo e klubit

Nuk jetohet me ëndrra! Nuk jetohet me të kaluarën! Nuk jetohet me sukseset e viteve të kaluara as të viteve të 80-ta.  Me 16-17 shtator fillon edicioni i ri në elitën e hendbollit, në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, ndërsa dy klubet që hiqen me renome, Kastrioti i Ferizajt (meshkuj e femra), çuditërisht nuk ka nisur përgatitjet ende.

Kastrioti, klub që krenoheshin të gjithë me të, sot janë në situatë të mjerueshme. As meshkujt e as femrat nuk kanë nisur përgatitjet, ky është informacioni më i ri.  Mjerë Kastrioti, mjerë Ferizaj, sa poshtë janë ra! Sepse si meshkujt si femrat, u deshtë të jenë të organizuar deri në pikën e fundit, të jenë shembull për klubet tjera, assesi mos të jetojnë me sukseset e viteve të 80-ta e as të para disa viteve. Kjo është për t’u dhimbsur, përveç që meriton komplimente Blerim Beqiri, trajner për kadetë të meshkujt, që po stërvitet me ta, bëri të ditur një burim zyrtar nga palestra e sportit ‘Bill Klinton’ në Ferizaj.  Kah po shkojnë këto klube? A po i vihet dryni njërës apo tjetrit klub?  Nuk po e zëmë me emër dikë, por është në konkurrencën e femrave, një ditë tha se kushtet i kanë për merak, sipas saj, duhesh me pasur informacione,  dhe mjerisht ende nuk i kanë nisur stërvitjet për edicionin e ri.

A thua, çfarë mendojnë këto klube? A thua, po varfërohet edhe më shumë hendbolli! A thjua, pse asnjëra nuk kanë sponsorë? A thua, kush u ka faj që janë në këtë derexhe dhe për t’i vajtuar natë e ditë. Sigurisht se dikush do të reagojë, do ta ngre zërin dhe do të thotë si i ka punët për dyzenë! Si mund t’i kesh punët super kur nuk e ke asnjë fishekë në pushkë! Kështu po shkon në klube me renome. Kur Kastrioti me renome i ka punët katastrofë, çfarë presim nga të tjerët. Pse  Besa FamGas nga Peja është shkollë për organizim për ferizajasit. Pejanët janë klubi më i organizuar dhe meritojnë notë dhjetë, por sikur t’i kishim edhe disa klube sikurse Besa gjëra do t’i kishim me ndryshe. Ferizajn e mbyti krenaria e viteve të 80-ta, e sot po jetojnë, por asnjëri nga hendbollistët e asaj kohe nuk mund të angazhohet si lojtar, se kanë kaluar mbi 50 vjet. Medet për Ferizajn që ende po jetojnë me krenari, sot nuk e kanë askund klubin! Luten të gjithë që t’i nisin përgatitjet! Kryesorja dy ditë para kampionatit mblidhen disi e luajnë e vrapojnë nëpër fushë! Ky është realiteti i klubeve me renome. A thua, në klube të gjithë po rrimë për krenari e për emër, ndoshta edhe këta sponsorë që po japin e dhanë deri më tash janë lodhur dhe nuk duan të japin më! Punë e tyre, e askujt tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat