Besa në presion të turqve!

Hendboll

Besa në presion të turqve!

Nga: Kemajl Goca Më: 30 gusht 2017 Në ora: 19:29
KH Besa Famgas

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës, Besa FamGas nga Peja, pretendon fitore në ndeshjen e parë të Kupës Evropiane (EHF Cup) në hendboll. Pejanët zotohen se janë përgatitur maksimalisht dhe besojnë e shpresojnë në fitore kundër nënkampionit të Turqisë, Beykoz BLD.  Sfida e parë do të luhet me 3 shtator në palestrën e sportit në Pejë, në orën 19.00, kurse ajo e kthimit pas një jave.

Kryetrajneri i Besës, Arben Muqolli, ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se janë të përgatitur për këtë sfidë. “Jemi munduar të përgatiten sa më mirë, po ashtu kemi parë disa ndeshje të rivalit. Megjithatë, rivali ka ndryshuar shumë, sepse ka bërë edhe tri përforcime në pozitën e bekut, me dy reprezentues  iranian dhe një kroat, kështu që është ndërruar loja e tyre. Nuk kemi mundur ta shikojmë asnjë ndeshje të vitit të kaluar, por kemi pasur fat t’i shohim tani dy ndeshje në një turne, megjithatë dihet se në turne nuk jepet maksimumi, nuk është loja reale. Mbi të gjitha, sadopak i kemi parë. Është ekip e mirë, nënkampion i Turqisë. Dhëntë Zoti...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat