Lindita emocionon për Valbonën!

Hendboll

Lindita emocionon për Valbonën!

Nga: Kemajl Goca Më: 31 gusht 2017 Në ora: 12:43
Valbona me flokë të zeza dhe Lindita bionde

Valbona Zeça – Rexhepi nuk harrohet nga brezat e ndryshëm. Ajo kujtohet si shembull i sportit dhe në përgjithësi i shoqërisë. Ish hendbolliste e mirënjohur, profesoreshë, ndryshe edhe përzgjedhëse e kombëtares së Kosovës dhe katër herë kampion i pasluftës me Kastriotin e Ferizajt. Ajo njihet si figura më e fuqishme që kishte hendbolli femëror apo dora e hekurt. Sa ishte trajnere në KH Kastriotin, disiplina ka qenë në nivelin më të lartë, sa edhe miza është dëgjuar duke lëvizur në palestër. Me largimin e saj gjërat morën kahje tjetër dhe humbi edhe disiplina në KHF Kastriotin.

Profesoresha Lindita Isufi emocionon me disa fjalë për Valbonën dhe kujton periudhën e artë sidomos vendosmërinë që ka pasur në çdo aspekt ajo. “Me shoqen e të gjitha kohërave! Trajneren e parë të hendbollit Kastrioti - femrat! Kampione e shumëfishtë, shembull i punës dhe përkushtimit. Krenaria e sportit të Kosovës.

Valbona ishte trajnerja e parë që nga viti 1992 ku themeloi dhe ndërtoi gjeneratën e artë të hendbollit te femrave e cila i solli shumë trofe përpos pas lufte Valbona kontributin më të madh e dha edhe para lufte, ku shumë sportist hezituan të punojnë per shkak situatës së rëndë në vitet e 90-ta”, shkruan Isufi.

Valbona tash jeton e vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq, në qytetin e Ferizajt disa që e njohin mirë hendbollin thonë: “Me ikjen e Valbonës hendbolli i femrave ka rënë shumë poshtë sidomos nga cilësia. Valbona nuk la asnjë pasardhëse të denjë, asnjëra nga to nuk e ndoqi rrugën e saj profesionale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat