Seminari i hendbollit në Pejë

Hendboll

Seminari i hendbollit në Pejë

Më: 31 gusht 2017 Në ora: 14:48
Ilustrim

Me  qëllim të ngritjes së nivelit profesional te kuadrove te trajnerëve dhe ne bazë të shkollimit të EHF (Rink Conventa), FHK-ja ne bashkëpunim me SHTHK-në me datën 02 dhe 03 shtator 2017 ne Pejë organizon Këshillimin (seminarin) qendror për trajner me ekspertin nga Sllovenia Prof.dr.sc. Pori Primozh, një herit edhe trajner i përfaqësueses së Sllovenisë. Seminar ky tradicional qe organizohet para fillimit te edicionit 2017/18.

FHK-ja ne bashkëpunim me SHTHK-në këtë tubim do ta organizon ne në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë ( ligjëratat teorike) ndërsa praktikën do të mbahet në Palestrën “Karagaqi” ku do të demonstrojnë KH BESA Fam Gas .

Pjesëmarrja është e obliguar për te gjithë trajnerët e të gjitha kategorive të cilët do të licencohen për edicionin 2017/18, në rast të mos pjesëmarrjes  të trajnerëve klubet do te sanksionohen konform akteve normative te FHK-së.

Gjithashtu në ketë seminar do të bëhet licencimi i trajnerëve për edicionin 2017/18.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat