Besa na zbardhi fytyrën! A i duhet prof. Ismet Jupa Kastriotit?

Hendboll

Besa na zbardhi fytyrën! A i duhet prof. Ismet Jupa Kastriotit?

Nga: Kemajl Goca Më: 4 shtator 2017 Në ora: 12:21
KH Besa FamGas

Besa FamGas nga Peja është shembull për të gjithë se si punohet dhe arrihen edhe sukseset në rrafshin ndërkombëtar. Klubi pejan vërtet befasoi të gjithë me angazhim dhe lojën cilësore sidomos me fitoren e thellë me rezultat 29:21 ndaj nënkampionit të Turqisë, Beykoz BLD SK. Trajneri i Besës Arben Muqolli, dëshmoi se ka përgatitur ekipin mjaft mirë dhe natyrisht se ai duhet të shqetësohet për situatën që po kalon Liga e Kosovës, pasi që nuk ka më kë të takohet për nga cilësia. Mbi të gjitha, Besa ka bërë hapin e madh drejt kualifikimit në rrethin e dytë të garave evropiane (EHF Cup).

Në fakt, Besa është shembull për të gjitha klubet, sepse rezultatet e saja nuk janë të rastësishme, por kryesisht disiplina, puna, angazhimi dhe cilësia. Ndërkaq, Prishtina ka bërë hapin e madh te meshkujt me angazhimin e Verim Zherkës trajner, ku pritet të ngritët në cilësi e të jenë një rival deri diku i denjë i Besës. Ndërkaq, Kastriotit të Ferizajt, qoftë të femrat qoftë të meshkujt, pa dyshim se i duhet prof. Ismet Jupa, të paktën të jetë si koordinator dhe t’i organizojë klubet ferizajase. Sepse përvoja e prof. Jupës pa dyshim se do to t’i shpëtojë të dyja ekipet, pasi që aktualisht janë në situata shumë të vështira. Këtë gjë duhet ta mendojnë të paktën ata që sponsorojnë klubin, ngase me një trajner të mirë apo thjeshtë koordinator gjithsesi se klubi do të përfitojë shumë. Në Ferizaj, thonë se pa angazhimin e njerëzve profesionistë nuk ka edhe këndellje as të femrat e as të meshkujt, ndonëse puna e trajnerit Burim Zaskoku të meshkujt do komplimente edhe pse në moshë të re ka dhënë disa efekte e tija.

 Mos të harrojmë, prof. Jupa edhe vet e ka pranuar se ishte njeriu që e ka riaktivizuar klubin e femrave Kastriotin në vitin 1994 kur kishte zbuluar e formuar lojtaret, si Safete Rifati, Merfide Salihu, Vlora Jashari, Lirie Muhaxheri, Ganimete Shabani etj. Pastaj i kishte lënë në dorë të trajneres Valbona Zeça-Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat