Morina thumbon dy Kastriotët: Nuk po qeshim se i kemi punët mirë!

Hendboll

Morina thumbon dy Kastriotët: Nuk po qeshim se i kemi punët mirë!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shtator 2017 Në ora: 12:23
Morina, Jupa, Çerkini e Rudari

Trajneri i hendbollit Xhavit Morina ka thumbuar ashpër me një shkrim në profilin e tij apo ka dhënë sinjale të qarta për të gjithë ata që e kuptojnë realitetin se duhet të veprohet sa më parë, se ndryshe e mori pusi klubin e hendbollit Kastriotin e Ferizajt qoftë të meshkujt qoftë të femrat. Ai ka postuar një foto ku shihet në shoqëri me prof. Ismet Jupën, ish portierin e mirënjohur Sami Çerkinin dhe ish hendbollistin Adnan Rudarin. “Mos mendoni që jemi duke qeshur e i kemi punë mirë, këtu jemi duke qeshur me një ‘anekdotë’ timen që për momentin i kemi një ekip të hendbollit me trajnerë në Ferizaj e klubet tona meshkujt dhe femrat edhe pse në javën tjetër fillon kampionati ende nuk ja kanë filluar stërvitjet.
Vlerësoni vet a është për me qajt a me qesh?”, shkruan Morina. Sa për dijeni, te meshkujt është trajner Burim Zaskoku, kurse te femrat Lirije Muhaxheri e Vlora Jashari. A thua këta trajnerë, a kanë sqarim pse ende nuk i kanë nisur stërvitjet apo për 24 orë e përgatisin ekipin, ndoshta e kanë edhe formulën e hendbollit modern!!!  Merret vesh se Zaskoku nuk ka çfarë të bëjë, sepse nuk ka ende kryesi të klubit dhe duart i ka siç thonë të lidhura. Por, a thua Lirija dhe Vlora pse ende po flenë,  u mungon vizioni apo kanë harruar që nisë edicioni me 16 shtator, kur dihet se kryetari i klubit Faton Haxhisaliu i ka krijuar kushte për punë. Ec e bjeri fije se çfarë po ndodh, por klubet janë në gjendje shumë të vështirë. Sigurisht se këta trajnerë mund të futen në historinë e qytetit se për pak ditë e përgatitin ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat