Shqiponja më e mirë se Istogu

Hendboll

Shqiponja më e mirë se Istogu

Më: 8 tetor 2017 Në ora: 19:23
Pamje nga një ndeshje

Derbi i Superligës së Kosovës në hendboll (femrat) në mes Shqiponjës dhe Istogut i ka takuar Shqiponjës. Skuadra gjakovare në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë fitoi me rezultatin 24:21. Ndeshja i takoi xhiros së dytë të kampionatit të Kosovës. Shqiponja ndanë vendin e parë me katër pikë, ndërsa Istogu mbetet me dy pikë. Në xhiron e parë të dy skuadrat kishin shënuar fitore bindëse.
Shqiponja e Istogu vlerësohen prej pretendentëve kryesorë për titull, por të shtunën ishte skuadra gjakovare që u prezentua më mirë. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rezultatin 12:11.
Mana Ibrahimi me tetë gola ishte më efikasja te vendaset. Shpresa Fazlija shënoi gjashtë gola, ndërsa kapitenja Valerina Malaj katër.
“Ishte lojë derbi me plot kuptimin e fjalës. E deshëm fitoren më shumë, ishim më serioze dhe bëmë lojë kolektive, gjë që na solli fitoren. Istogut i uroj sukses, ndërsa bashkëlojtaret i uroj për lojën e treguar dhe fitoren”, ka thënë Shpresa Fazlija.
Te Istogu, reprezentuesja e Kosovës, Elma Kameri realizoi plot 15 gola, por që këtë herë nuk mjaftuan për fitore.
“Loja shkojë mirë, të dy ekipet jemi munduar të jemi korrekt. Mungesa e stërvitjeve, bashkëpunimit, na dërgoi drejt humbjes. Shqiponja e shfrytëzoi këtë dhe e mbylli ndeshjen në favor të saj”, ka thënë Kameri.

Shqiponja – Istogu 24:21 (12:11)

Shqiponja: Rudaku, Bajramaj, Goqi 1, Berisha, Cekaj 3, Fazlija 6, Bajrami 2, Haxhosaj, Malaj 4, Ibrahimi 8

Istogu: Avdylaj, Bakiq, Kameri 15, Rrahmani 1, Rugova 1, Shehdadi, Fejza 1, F. Rexhaj 1, Halitaj, V. Rexhaj, Krasniqi 2, Pjeshiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat