Kastrioti i Ferizajt e ka fituar ndeshjen hapëse të javës së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Kastrioti të premten mbrëma në Ferizaj e mposhti me dy gola dallim Vëllaznimin e Gjakovës. Rezultati në fund të ndeshjes ishte 25:23. Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezulttin 11:10 në të mirë të vendasve.
Për Kastriotin ishte fitorja e tretë këtë edicion. Skuadra me traditë i ka edhe dy humbje, ndërsa me gjashtë pikë në tabelë ndanë pozitat tre e katër me Dritën. Gjakovarët pësuan humbjen e tretë. Kanë edhe dy fitore që iu mjaftojnë për pozitën e shtatë.
Tetë lojtarë shënuan gola për Kastriotin, ndërsa më efikasi ishte D. Haxhimusa me gjashtë gola. Te Vëllaznimi realizatorë ishin shtatë lojtarë, kurse më efikasi ishte I. Leka me dhjetë gola.
Kastrioti – Vëllaznimi 25:23
Kastrioti: M. Mehmeti, D. Dugolli, B. Rexhepi 3, A. Rudari 2, A. Dugolli 3, F. Mustafa 2, M. Selmani 1, D. Haxhimusa 6, H. Salihu 4, D. Ramadani, E. Hoxha 4
Vëllaznimi: A. Dreshaj 3, E. Lluka 3, A. Luzha, G. Fana, D. Tafarshiku, F. Sadriu, V. Mamusha 2, D. Nagavci 1, I. Leka 10, F. Gaxha 3, E. Peja 1, A. Spahija.