Tahirukaj i brengosur: Mungon konkurrenca

Hendboll

Tahirukaj i brengosur: Mungon konkurrenca

Nga: Kemajl Goca Më: 1 nëntor 2017 Në ora: 19:27
Drilon Tahirukaj

Më kë të luajmë? Kjo është pyetje më e shpeshtë që bëhet viteve të fundit te kampioni dhe lideri i elitës së hendbollit, Besa FamGas nga Peja. Pejanët sundojnë pa asnjë problem dhe i mposhtin skuadrat me sa të duan diferencë! Së fundit llogaritej si derbi në mes Besa FamGas dhe Prishtinës, të paktën në letër, por në praktikë ka qenë ndryshe, një fitore bindëse e Besës me rezultat 33:25.  Kampioni ka shtatë fitore në shtatë ndeshje, udhëheq me 14 pikë renditjen, duke lënë pas Prishtinën me 12 pikë apo me 6 fitore e 1 humbje.

Hendbollisti Drilon Tahirukaj ka qenë prej më të dalluarve, me tetë gola së bashku me Goran Biljakën. Tahirukaj luan në pozitën e alos dhe është i brengosur për mungesë të konkurrencës në ligë. Edhe këtë edicion Besa nuk has në ndonjë rival të denjë, edhe pse disa nga njohësit e kësaj loje kishin pritur se Prishtina mund t’i shkaktojë telashe, por nuk i rezistojë. Sipas kësaj, Besa nuk do të ketë konkurrencë të paktën në pjesën vjeshtore, por që shpresojnë se në pranverë ndonjëra nga skuadrat mund të përforcohet dhe të rrisin rivalitetin.

Në fakt, trajneri i Besës, Arben Muqolli, ka kohë që ankohet se liga e dobët po i sjell sherr, sepse kjo po reflekton negativisht kur paraqiten në garat evropiane.  Tahirukaj ka thënë se në sfidën me Prishtinën, ka qenë një fitore rutinore.

“Bota sot”: Besa nuk njeh humbje, po aq fitore në shtatë javë, a vlerësoni se keni kaluar njërin nga rivalët më të mëdhenj, siç është Prishtina?

Drilon Tahirukaj: Mendoj që bëmë punën rutinore si 5 vitet e fundit, sepse rival nuk mendoj që kemi ende, të paktën deri në sezonin pranveror.

“Bota sot”: A mendoni se shënuat fitore më të lehtë se sa keni pritur?

Drilon Tahirukaj:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat