Shqiptarja me ekipin e saj para sprovës së radhës në Champions

Hendboll

Shqiptarja me ekipin e saj para sprovës së radhës në Champions

Nga: Kemajl Goca Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 17:32
Dijana Ujkiç

Hendbollistja më e mirë shqiptare, Dijana Ujkiç, me kampionen e Malit të Zi, Buduçnostin nga Podgorica, synojnë fitoren e radhës në fazën e grupeve në Champions League.  Kampionet janë të motivuara pas fitores së fundit kundër Metz me rezultat 23:18.

Skuadra malazeze ka njohuri për ekipen gjermane BBM Bietigheim, të cilën në Podgoricë e kishte mundur me rezultat 32:24, ndërsa tani luajnë në Ludwigsburg (me 12 nëntor, në orën 19.00).

Gjermanet kanë përparësinë e fushës, por Dijana me bashkëlojtaret e saja synojnë pikë të plota.  Në grupin D Metz kryeson me 6 pikë, i ndjekur nga Buduçnosti me 4 sosh, Bietigheim (4) dhe Kristiansand (2).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat