Prishtina, Kastrioti e Zhegra me fitore bindëse

Hendboll

Prishtina, Kastrioti e Zhegra me fitore bindëse

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 12:41
Pamje nga një ndeshje

Tri ndeshjet e së shtunës në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj, janë fituar prej skuadrave që vlerësoheshin favorite. Ndeshjet i takuan javës së nëntë të kampionatit të Kosovës në hendboll.
Prishtina ka fituar në udhëtim ndaj Samadrexhës, ndërsa fitore si vendas arritën Kastrioti ndaj Vushtrrisë dhe Zhegra ndaj Llapit.
Prishtina në Vushtrri e mposhti Samadrexhën me rezultatin 43:22. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 20:10. Prishtina mbetet e dyta me 16 pikë, sa ka edhe Besa FamGas në pozitën e parë. Por Besa ndeshjen e javës së nëntë e luan të dielen (nesër) kur e pret Dritën nga ora 17:00 në derbin e fundjavës. Samadrexha i ka dy pikë dhe renditet e nënta, përkatësisht e parafundit. Plot 11 lojtarë shënuan për Prishtinën, ndërsa më efikasët ishin A. Murtezi e A. Bajqinovci me nga gjashtë gola. Te Samadrexha më së shumti gola kishte A. Maloku, shtatë.
Fitore bindëse ka shënuar edhe Kastrioti ndaj Vushtrrisë, me shifrat 39:25. Për Kastriotin është fitorja e pestë, ndërsa për Vushtrrinë humbja e shtatë.
Në Gjilan, Zhegra nuk pati telashe për të arkëtuar dy pikë në ndeshjen ndaj Llapit që është i fundit në klasifikim. Zhegrasit fituan me rezultatin 39:26. Si zakonisht Alban Haziri e udhëhoqi Zhegrën me 13 gola. 
Të dielen (nesër) pos derbit në Pejë luhet edhe ndeshja mes Vëllaznimit e Trepçës (17:00).

Samadrexha – Prishtina 22:43 (10:20)

Samadrexha: V. Bunjaku, A. Basholli 1, B. Maloku, M. Jashari 6, F. Maloku 1, I. Shala 3, Ab. Basholli, B. Maloku 7, D. Maloku 4

Prishtina: M. Shahini 5, K. Kastrati 3, B. Sula 1, L. Esati, A. Bajqinovci 6, M. Dubovci 5, M. Ademi 4, K. Krasniqi 2, D. Terziqi, F. Gashi 5, V. Zherka, R. Shabani 4, A. Murtezi 6, P. Prekazi 2

Kastrioti – Vushtrria 39:25 (22:12)

Kastrioti: M. Mehmeti. B. Dugolli, B. Rexhepi 5, A. Rudari 7, A. Dugolli 2, F. Mustafa 3, M. Selmani 1, D> Haxhimusa 5, H. Salihu 4, E. Hoxha 5, L. Shabani 7

Vushtrria: Q. Pllana, M. Shabani, M. Hyseni, J. Selaci 1, M. Jashari 4, A. Karaça, A. Musa 5, E. Abazgjiku 2, F. Musa, E. Ademi 3, V. Mejzini 4, L. Krasniqi, L. Gubetini 5, M. Mehmeti, A. Karaça 1

Zhegra – Llapi 39:26 (17:11)

Zhegra: A. Agushi, F. Isufi 6, A. Haziri 13, Ag. Isufi, A. Aliu 5, Ad. Isufi 2, L. Haziri 1, Sh. Shaqiri 7, L. Idrizi, B. Agushi 2, Q. Isufi 3

Llapi: G. Mani, J. Mani 3, R. Havolli, A. Idriz 3, I. Havolli,B. Abazi 6, A. Hoxha 3, B. Hasani 3, P. Visoka 8.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat