Shqiponja pësoi edhe një debakël

Hendboll

Shqiponja pësoi edhe një debakël

Nga: Kemajl Goca Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 18:19
Pamje nga ndeshje

Skuadra gjakovare, Shqiponja nga Gjakova (në faqen e EHF-it, nuk figurojnë më shumë se tetë lojtare te Shqiponjës), pësuan edhe një humbje të rëndë me rezultat 37:22 nga ADA CJ Barros. Gjakovaret janë eliminuar nga rrethi i tretë i Challeng Cup në hendboll (femrat).

Edhe ndeshjen e dytë gjakovaret treguan lojë të dobët, duke pësuar humbje me 15 gola diferencë, ndërsa të shtunën kishin humbur me 38:16. Shqiponja eliminohet me rezultat të përgjithshëm 75:38. Te portugezet u dallua Luana Periquito me 8 gola, kurse te Shqiponja Mona Ibrahimi me 8 gola. Te dyja ndeshjet me marrëveshjet te skuadrave u luajtën në Marinha Grande.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat