Nëntë fitoret e Besës

Hendboll

Nëntë fitoret e Besës

Më: 13 nëntor 2017 Në ora: 10:53
Oamje nga një ndeshje

Kampionia aktuale e Kosovës në hendboll, Besa FamGas nuk ka lejuar befasi, kur në palestrën “Karagaçi” në Pejë u takua me Dritën e Gjilanit. Besa fitoi me rezultatin 35:26 ndeshjen derbi të javës së nëntë të Superligës së Kosovës në hendboll për meshkuj. Për Besën ishte fitorja e nëntë dhe prinë në klasifikim me 18 pikë. Drita pësoi humbjen e tretë dhe tani ka rënë në vendin e katërt me 12 pikë. Vendin e tretë ia ka zënë Trepça që fitoi ndaj Vëllaznimit në Gjakovë.
Pjesa e parë e takimit në Pejë u mbyll me shifrat17:13.
P. Shala me tetë gola ishte më efikasi te pejanët. Gjithsej për Besën gola realizuan 11 lojtarë. G. Misimi me shtatë gola ishte më efikasi te gjilanasit.
Trepça është ngritur në vendin e tretë falë fitores ndaj Vëllaznimit në Gjakovë me rezultatin 37:31. Vëllaznimi është i shtati me gjashtë pikë. “Xehetarët” kanë 12 pikë.

Besa FamGas – Drita35:26 (17:13)

Besa FamGas: A. Curri, B. Idrizi, G. Biljaka 2, V. Broqi, E. Gjuka 6, K. Jupa 2, D. Tahirukaj 5, K. Tetova 2, T. Megjiq 4, Dre. Tahirukaj 1, B. Ramosaj 1, H. Berisha, P. Shala 8, J. Muqolli 3, A. Tafili 1
Drita: G. Veliu, A. Sylejmani, D. Azizi, G. Misimi 7, R. Selmani 6, H. Mehmeti, Rr. Ramadani 6, K. Syla 1, V. Buqinca 1, L. Mustafi 5

Vëllaznimi – Trepça 31:37 (14:17)

Vëllaznimi: A. Luzha, F. Sadrija, B Hasi, I. Leka 15, E. Peja 3, E. Lluka 3, A. Spahija 2, D. Tafarshiku, V. Mamusha 2, G. Rama 1, A. Pruthi, F. Gaxha 3, G. Fana, D. Nagavci 2
Trepça: Sh. Rama, B. Terziqi, A. Tahiri, K. Terziqi 2, J. Mziu 3, S. Maxhera 6, A. Pllana 1, A. Shala 1, B. Shala 1, I. Nuhi 7, F. Klinaku 2, A. Basholli 6, Q. Sejdiu, L. Fetahu 3, F. Cimili 5.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat