Istogu ka pak gjasa në Holandë!

Hendboll

Istogu ka pak gjasa në Holandë!

Nga: Enis Kastrati Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:32
Enis Kastrati

Debate

Klubet e hendbollit qoftë të femrat qoftë të meshkujt janë në të njëjtin nivel, përveç që duhet veçuar kampionin në fuqi Besa FamGas nga Peja (meshkujt), që ka një organizim e cilësi më të mirë. Në vitet e para të pjesëmarrjes në garat evropiane (viti 2005), të gjithë u gëzuam dhe synuam se mund ta kalojmë ndonjë rreth, edhe pse ka pasur skuadra që u kualifikuan, por janë të pakta. Pothuajse 12 vjet garojmë në arenën ndërkombëtare, gjithnjë bëhet më keq në hendbollin tonë. Investimet janë të pakta dhe kjo ka ndikuar që cilësia të bie në të gjitha klubet, pa përmendur edhe anën profesionale se si punohet e veprohet në shumicën e klubeve. 

Me 18 dhe 19 nëntor, Istogu (femrat) të dyja ndeshjet do t’i luajnë në konak të skuadrës holandeze, Virto Quintus. Realisht, Istogu i ka gjasat e vogla apo shumë pak mundësi për të bërë diçka ndaj holandezeve. Janë gjasat e pakta që të bëjnë befasi kur dihet cilësia e rivalit dhe duke pas parasysh trendin e zhvillimit të hendbollit femëror në Holandë. Sepse ata kanë investuar në vitet e fundit, nuk na jep atë komoditet që të shpresojmë në ndonjë rezultat pozitiv. Shqiponja e Gjakovës javën që shkoi u eliminua nga garat evropiane, nga skuadra portugeze CJ Barros dhe të dyja ndeshjet i kishte zhvilluar në Portugali. A është më e mira që skuadrat tona ndeshjet i luajnë në fushë të rivalit dhe me marrëveshje të dyanshme? Në fakt nuk është e mirë sepse luajnë larg tifozëve të tyre.  Megjithatë, është...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat