Rugova: Kemi njohuri për ekipin holandez

Hendboll

Rugova: Kemi njohuri për ekipin holandez

Nga: Kemajl Goca Më: 17 nëntor 2017 Në ora: 19:21
Albina Rugova

Istogu është para një sfide shumë të vështirë dhe pothuajse me pak gjasa sipas njohësve të hendbollit në vendin tonë. Vashat e Istogut do të ndeshen me ekipin nga Holanda, Virto/Quintos, në kuadër të rrethit të tretë të Challenge Cup. Ndeshja e parë luhet nesër (19.15) dhe e dyta, me 19 nëntor në orën 16.15 në palestrën e sportit Kwintsheul. Holandezet kanë përparësinë e fushës por edhe cilësia është në anën e tyre, kurse trajneri i Istogut, Faruk Shala, shpreson në një rezultat më të favorshëm. Të dyja ndeshjet luhen në Holandë me marrëveshje të skuadrave.  Hendbollistja Albina Rugova, do të jetë kapitene në këto ndeshje dhe shpreson në një debutim të mirë në garat evropiane. 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat