Kastrioti i pafat, gati shokoi Prishtinën

Hendboll

Kastrioti i pafat, gati shokoi Prishtinën

Më: 26 nëntor 2017 Në ora: 12:53
Pamje nga një ndeshje

Hendbollistet e Prishtinës kanë fituar me vetëm një gol dallim ndaj atyre të Kastriotit. Ndeshja e luajtur në kryeqytet mes Prishtinës e Kastriotit përfundoi me rezultatin 29:28. Ndeshja i takoi javës së nëntë të Superliës së Kosovës.
Vashat ferizajase u paraqitën më mirë në pjesën e parë, të cilën e fituan me rezultatin 15:12. Por në pjesën e dytë Prishtina përmbysi rezultatin dhe arriti te fitorja. Prishtina është e treta me 12 pikë, ndërsa Kastrioti i pesti me gjashtë pikë nga tetë ndeshje.
F. Prelvukaj shënoi nëntë gola për Prishtinën, ndërsa gjashtë gola i pati A. Stagova. Te Kastrioti më efikaset ishin A. Dinarica e A. Salihu me nga dhjetë gola.
Të shtunën u luajt edhe një ndeshje e javës së nëntë. Në derbin vushtrrias mes Samadrexhës e Vushtrrisë fitoi kjo e dyta me rezultatin e thellë, 36:14. Vushtrria është e dyta me 16 pikë, ndërsa Samadrexha e fundit me vetëm një pikë. D. Kasumi me 10 gola ishte më efikasja te Vushtrria, ndërsa për Samadrexhën dy lojtare i shënuan nga pesë gola.

Prishtina – Kastrioti 29:28 (12:15)

Prishtina: E. Bregovina, P. Ferataj 3, E. Hoti 2, F. Prelvukaj, 9, A. Prapashtica 1, B. Hashani 2, Q. Berisha 4, A. Stagova 6, R. Uka, L. Mekolli 2
Kastrioti: A. Gurgurovci, M. Dinarica, F. Qerkini 2, V. Gashi 4, S. Misini, A. Dinarica 10, F. Reçica 1, L. Gjukovci, E. Saliu, A. Salihu 10, K. Stagova 1, P. Gashi

Samadrexha – Vushtrria 14:36 (6:19)

Samadrexha: A. Maloku, L. Basholli, R. Maloku, Q. Basholli 5, E. Basholli 2, Rr. Basholli 5, D. Basholli 2, G. Basholli
Vushtrria: B. Gubetini, K. Avdiu 3, A. Sadiku, Z. Zymberi 2, A. Selaci 2, D. Kasumi 10, R. Hyseni, A. Salihu 7, H. Jusufi 4, K. Paci 6, D. Mehmeti 2, F. Preniqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat