Muhaxheri: Askush nga kryesia e kaluar nuk u interesua për ne

Hendboll

Muhaxheri: Askush nga kryesia e kaluar nuk u interesua për ne

Nga: Kemajl Goca Më: 28 nëntor 2017 Në ora: 17:03
Lirie Muhaxheri

Disa herë ishte diskutuar që të shuhet klubi i hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), shtatë herë kampion i pasluftës në Republikës e Kosovës, fatmirësisht nuk ndodhi. Kur disa fërkuan duart se klubi përfundimisht po shuhet, ndodhi mrekullia!  Ish hendbollistja e mirënjohur, Lirie Muhaxheri, gjeti mundësitë ashtu si mundi dhe t’i zhvilloi ndeshje kampionale dhe ato të Kupës, kësisoj e mbajti gjallë kolektivin dhe tani vetëm është çështje dite kur do të zyrtarizohet kryesia e re dhe sponsori i ri! 

Edhe hendbollistet janë më të merituarat dhe për notë dhjetëshe, sepse dhanë kontributin që klubi mbijetoi, sepse ato luajtën pa kushte dhe në gjendjen më të mjerueshme të mundshme. Muhaxheri ka deklaruar për gazetën kombëtare “Bota sot”, se me zgjedhjen e kryesisë së re do të jenë një ekip që do të luftojnë për Kupën e Kosovës.

Bota sot”: A keni shpresuar se pas shumë problemeve në nismë të edicionit të ri, skuadra juaj do të renditet në vend të pestë me 6 pikë apo nga 8 ndeshjet e luajtura ka 3 fitore e 5 humbje?

Lirie Muhaxheri: Realisht jemi mirë në tabelë, duke e parë edhe moshën e re të lojtareve. Të them të drejtën që në xhiron e parë të stinorit vjeshtor, kemi startuar pa përgatitje të duhura, por me dëshirë që pas lojës së parë dikush nga donatorët të na del në ndihmë. Pastaj gjërat të shkojnë mbarë dhe të luftojmë për rezultate sa më të mira në secilën ndeshje. Por, pritja ishte e kotë! Askush nga kryesia e kaluar nuk u interesua për ne, lojtaret mbeten të zhgënjyera! Pyetja ime ishte: Të  vazhdojmë apo t’i ndërpresim ushtrimet? Pas shumë përpjekjeve dhe sfidave të shumta vazhduam punën dhe arritëm t’i zhvillojmë të gjitha ndeshjet.

“Bota sot”: Si ia dolët?

Lirie Muhaxheri: Unë si trajnere, që vërtet kisha një barrë të rëndë, kur kihej parasysh se si ishin rrethanat, në anën tjetër, duke u  ballafaquar me organizimet e ndeshjeve, si me Federatë, pastaj me kontrollet mjekësore të lojtareve, sigurimin e palestrës, policisë, udhëtimet e shumë e shumë sfida të tjera, megjithatë ia dolëm, sepse kur ka vullnet edhe arrihen të gjitha. Prandaj e mbajtëm gjallë ekipin dhe me kalimin e ditëve do të bëhet gjithnjë e më mirë. Pas ndryshimeve të pushtetit në komunë, shpresojmë për zgjedhjen e një kryesie të re dhe vazhdimin e punëve që na presin në klub. Shpresojmë që në sezonin pranveror lojtaret të motivohen për punë dhe me përkushtim do ta kompletojmë ekipin, kështu që të luftojmë së paku për Kupë.

“Bota sot”: Çfarë iu pret tani?

Lirie Muhaxheri: Pikë së pari duhet zgjedhur kryesia e re, me ndihmën e drejtorisë së sportit dhe donatorëve që vërtet e duan klubin për të ecur përpara, sepse klubi me renome Kastrioti e meriton. Mos të harrojmë edhe Federatën e Hendbollit të Kosovës, të cilës i jam mirënjohës, sepse në ditët më kritike ka qenë një aleat i  yni, duke na ndihmuan në çështjen teknike, si dhe vajzave që patën durim dhe forcë për të kaluar krizën më të thellë që kishte klubin ndonjëherë në historinë e saj.

“Bota sot”: Të shtunën që e lamë pas, Kastrioti shumë afër fitores në kryeqytet, por humbën me rezultat të ngushtë 29:28 kundër kampiones në fuqi, Prishtinës?

Lirie Muhaxheri:

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat