Bukuroshja e hendbollit para shtatores së Skënderbeut

Hendboll

Bukuroshja e hendbollit para shtatores së Skënderbeut

Nga: Kemajl Goca Më: 29 nëntor 2017 Në ora: 17:49
Suzana Ujkaj

Edhe pak ditë e ndajnë para se t’i bashkohet klubit të hendbollit Istogu, që mëton titullin dhe Kupën e Kosovës. Kjo është hendbollistja Suzana Ujkaj, ndryshe motra e hendbollistes më të mirë shqiptare, Dijanës. Suzana është nga Tuzi i Malit të Zi, por disa shoqe e thërrasin si spanjollja e Tuzit, sepse kështu i ngjan me ngjyrë.

Hendbollistja e ardhshme e Istogut ka kremtuar në mënyrën më të mirë Ditën e Flamurit  - 28 Nëntorit.

Ajo shihet në kryeqytetin shqiptar, para shtatores së Skënderbeut. Bukuroshja e hendbollit  tha se ka qenë një ditë e bukur dhe një festë ashtu si e ka për qejfi. “Festa e 28 Nëntorit si gjithmonë e ka kremin e saj”, tha Suzana për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat