Vushtrria, befasi e kampionatit

Hendboll

Vushtrria, befasi e kampionatit

Nga: Kemajl Goca Më: 30 nëntor 2017 Në ora: 19:23
KHF Vushtrria

Shqipe Tahiri ka rol të dyfishtë në klubin e hendbollit Vushtrria, e cila është befasia më e këndshme e këtij edicioni. Tahiri është trajnere dhe kapitene e klubit dhe deri me tash ka befasuar të gjithë, nga 9 ndeshje 8 ka fitore e 1 humbje, aktualisht mbajnë vendin e dytë me 16 pikë, sa ka edhe i pari Shqiponja nga Gjakova, ndërsa ka katër më shumë se Istogu në vendin e tretë, por kjo e fundit ka një takim me pak të luajtur.  Edhe Tahiri e pranon se janë befasi e këtij e edicionit dhe ka dhënë edhe disa shembuj.

“Për vet faktin që Vushtrria në ekip ka të gjitha lojtaret e reja dhe pa përvojë, e bën që të jemi edhe befasia e kampionatit, ku dihet që të vetmen lojtare që ka dhe me përvojë në lojërat ndërkombëtare, është portierja Njomza Kelmendi. Kelmendi është përforcimi më i madh që kemi ne si klub e cila me mjaft sukses po paraqitet në klubin tonë”, tha Tahiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

 Ajo tha se synojnë të arrijnë rezultate edhe më të mira dhe ta kthejnë namin në kolektiv. “Ne si klub synojmë të bëjmë paraqitje sa më të mira dhe të rikthejmë namin e hendbollit, kur dihet që jemi qyteti që ka shikueshmërinë më të madhe në Kosovë. Prandaj, synimi ynë është ta ringjallim hendbollin e Kosovës”, thotë ajo. Tetë fitore e një humbje, ku është çelësi i këtij suksesit? “Çelësi i suksesit është plotësimi i kushteve për punë nga ana e kryesisë...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat