Besa nuk bën hajgare

Hendboll

Besa nuk bën hajgare

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:10
Pamje nga një ndeshje

ishte ditë e mysafirëve në Superligën e Kosovës në hendboll për meshkuj. Të tri ndeshjet e javës së 12-të që u luajtën të dielen u fituan nga skuadrat udhëtuese.
Kampiona aktuale, Besa FamGas ka fituar thellë ndaj Zhegrës në Gjilan me rezultatin37:13. Dallimi në cilësi mes skuadrave ishte i madh, përkundër faktit se Arben Muqolli i Besës pushoi lojtarët kryesor. Besa ka shënuar fitoren e 11-të në po aq ndeshje dhe prinë në klasifikim me 22 pikë. Ka një ndeshje më pak të luajtur. J. Muqolli ishte më efikasi te pejanët me tetë gola. Sh. Shaqiri shënoi shtatë herë për zhegrasit, që mbajnë vendin e gjashtë me 11 pikë.
Fitore në udhëtim të dielen shënoi edhe Vushtrria ndaj Vëllaznimit, me rezultatin 27:23 dhe Kastrioti ndaj Samadrexhës me rezultat 31:26.

Zhegra – Besa FamGas 13:37 (9:21)

Zhegra: A. Agushi, Idrizi 2, Q. Isufi, B. Agushi 2, Shaqiri 7, A. Isufi 1, F. Isufi 1

Besa FamGas: Curri, Kukrika, Megjiq, Idrizi 6, Jupa 2, Biljaka, Berisha, Broqi 1, Gjuka 7, Dl. Tahirukaj, Tetova 4, Ramosaj1 , Muqolli 8, Dr. Tahirukaj 4, Tafilaj 3

Vëllaznimi – Vushtrria 23:27 (14:11)

Vëllaznimi: Luzha, Hasi, Sadria, Peja 5, Leka 7, Gaxha 1, Fana 1, Spahija 1, Halili, Nagavci 1, Tafarshiku, Pruthi 3, Mamusha, Lluka 4

Vushtrria: Pllana, Shabani, Hyseni, Jashari 7, Karaqa 2, A. Musa 4, F. Musa, Mejzini 3, Fejzullahu 1, Guetini 1, Mehmeti 1, A. Karaqa, Ademi 8

Samadrexha – Kastrioti 26:31 (11:18)

Samadrexha: Bunjaku, A. Maloku 8, Av. Basholli, F. Maloku 5, M. Jashari 5, B. Maloku, Sopjani, A. Basholli 3, L. Sadiku 5, Hyseni

Kastrioti: Mehmeti, Dugolli, Rexhepi 2, Rudari 9, A. Dugolli 5, Mustafa 6, Selmani 1, Haxhimusa 3, Hoxha 5, Shabani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat