Maqedonia e mundi Slloveninë

Hendboll

Maqedonia e mundi Slloveninë

Më: 14 janar 2018 Në ora: 00:28
hendboll

Përfaqësuesja e Maqedonisë, në hendboll për meshkuj me fitore ka nisur kampionatin evropian të hendbollit i cili po zhvillohet në Kroaci. Këta në ndeshjen e parë të këtij evropiani me rezultatin 25:24 e mundën Slloveninë.

Më i spikaturi në këtë ndeshje ishte Dejan Manaskov i cili shënoi 8 gola, ndërsa kapiteni Kire Llazarov ndeshjen e mbylli me 7 gola të shënuar. Gardiani Nikolla Mitrevski, pati 9 pritje. Në xhiron e dytë të hënën, Maqedonia do të përballet me Malin e Zi e cila sonte u mund nga Gjermania me 31:19. Gjermanët në kuadër të këtij Grupi “C” të hënën do përballen me sllovenët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat