Kroacia e Franca vazhdojnë me fitore, kalojnë tutje - Bota Sot
Kroacia e Franca vazhdojnë me fitore, kalojnë tutje

Hendboll

E premte, 19 tetor 2018

Kroacia e Franca vazhdojnë me fitore, kalojnë tutje

Më: 15 janar 2018 Në ora: 10:19
Pamje nga një ndeshje

Kroacia e Franca kanë shënuar fitoret e dyta në kampionatin evropian të hendbollit që po mbahet në Kroaci. Të dielen mbrëma janë luajtur ndeshjet e dyta në grupet A dhe B dhe sërish pati spektakël e moment të magjishme. Fitoret e dyta i kanë shënuar vetëm Kroacia në grupin A dhe Franca në grupin B. 

Kroacia ka kaluar në fazën e dytë grupore pas fitores ndaj Islandës me rezultat 29:22. Ndeshja u luajt në Split. Kroatët janë në vendin e parë në grup me katër pikë, ndërsa Islanda është e dyta me dy pikë. Dy pikë i ka edhe Suedia që po të dielen fitoi ndaj Serbisë me rezultat 30:25. Serbia ka mbetur pa pikë dhe do ta kërkojë kalimin tutje në ndeshjen e tretë. Tri prej katër përfaqësueseve në grup shkojnë në raundin tjetër. Më 16 janar Serbia takohet me Islandën ndërsa Kroacia me Suedinë.

Në grupin B, Franca fitoi bindshëm ndaj Austrisë me rezultat 33:26. Në ndeshjen tjetër Norvegjia e mposhti Bjellorusinë me rezultatin 33:28. Franca prinë me katër pikë nga dy ndeshje, kurse Norvegjia e Bjellorusia i kanë nga dy pikë. Pa pikë mbetet Austria. Pas dy ditësh, më 16 janar, Franca luan me Bjellorusinë ndërsa Norvegjia me Austrinë.

Të hënën luhen ndeshjet e dyta në grupet C e D. Në grupin C përballen Sllovenia e Gjermania nga ora 18:10 dhe Mali i Zi e Maqedonia nga ora 20:30. Në grupin D prej orës 18:15 luajnë Hungaria e Spanja kurse prej orës 20:30 Çekia e Danimarka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test