Kolgeci: Në Kosovë është vështirë të jesh sportist

Hendboll

Kolgeci: Në Kosovë është vështirë të jesh sportist

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 janar 2018 Në ora: 18:42
Edi Kolgeci

Prishtina vlerësohet si skuadra e vetme që do t’i shkaktojë telashe kampionit në fuqi dhe liderit të Superligës së Kosovës (meshkujt), Besa FamGas. Hendbollistët bardhekaltër treguan lojëra shumë të mira në vjeshtë dhe më së miri e dëshmojnë 13 fitore dhe vetëm 1 humbje nga 14 ndeshjet e zhvilluara. 

Shumëçka ndryshoi për të mirë me ardhjen e Edi Kolgecit kryetar klubi. Ai në radhë të parë emëroi kryetrajner Verim Zherkën, ish hendbollistin e mirënjohur dhe po ashtu vuri rend e rregull! Prishtina renditet në vend të dytë me 26 pikë, ka dy me pak se Besa dhe gjashtë më shumë se Drita. Kolgeci ka plane të qarta, si në hapjen e akademisë dhe formimin e ekipeve të hendbollit nëpër shkolla, si dhe garat shkollore dhe në anën tjetër, synon një vend me ekip në garat evropiane.

“Bota sot”: Ardhja juaj në KH Prishtina, solli një frymë të re dhe ekip më energjike. A e sheh Prishtinën më të fortë se në edicionin vjeshtor?

Edi Kolgeci: Shpresoj dhe besoj që është ashtu. Kur filluan bisedat me ata që më bindën të hyj në këto ujëra dhe ata janë njerëz që ja dojnë të mirën KH Prishtinës dhe hendbollit në përgjithësi, jam menduar gjatë. Zakonisht deri më tani nuk kam filluar ndonjë punë apo projekt pa qenë i sigurtë se do ta bëjë sa më mirë që është e mundur, normalisht me mundësitë që i kam. Unë jam doktor specialist, mirëpo kam punuar mjaft edhe në degët e menaxhmentit si atij shëndetësor, por edhe të përgjithshëm gjatë këtyre viteve, besoj që do ta menaxhoj mirë edhe hendbollin.  Sa i përket edicionit vjeshtor kemi qenë të suksesshëm, por kryesorja është që lojtarët janë me vullnet më të madh si dhe deri diku i kemi përmirësuar kushtet të cilat do të jenë edhe më të mira, shpresoj në të ardhmen e afërt. Për mu është më e rëndësishme që lojtarët dhe stafi me kanë përkrahur dhe janë të kënaqur, unë jam aty për ata. Këta djelmosha meritojnë shumë më shumë dhe më frymëzojnë me vullnetin dhe qasjen e tyre për hendbollin edhe pse në Kosovë është vështirë të jesh sportist vërtetë profesional.

Image

 “Bota sot”: Njohësit e hendbollit në një formë e shohin Prishtinën si rival i denjë i kampionit në fuqi dhe liderit Besa FamGas. Çfarë i duhet Prishtinës që t’ia prishë planet Besës në luftë për titull dhe për Kupë?

Edi Kolgeci: Unë kam marrë vlerësime dhe urime nga shumë profesionistë dhe ekspert të hendbollit dhe besoj që kemi filluar mirë edhe pse ishte kohë e shkurtë. Fjalët e mira dhe lëvdatat më shtyn që të punojmë edhe më shumë. Nuk dëshirojmë ti prishim plane Besës, por do të punojmë që të jemi më të mirët e në të ardhmen të jemi ata që do të shkollojmë dhe përgatisim lojtarë të cilët do të na përfaqësojnë denjësisht edhe jashtë Kosovës. Edhe tash të gjithë lojtarët janë vendorë dhe kemi disa lojtarë reprezentues që luajnë në kombëtaren e Kosovës. Unë si kryetar së bashku me ekipin tim, pra me shefin e Shtabit Teknik Verim Zherka, drejtorin sportiv Krenar Çela, sekretarin Emir Tara si dhe me anëtarët e rinj të kryesisë po punojmë që në të ardhmen të ju ‘prishim planet’ edhe ekipeve në kupat europiane.

“Bota sot”: Vendi i dytë me 26 pikë apo 13 fitore e 1 humbje, a e vlerësoni se i keni tejkaluar pritshmëritë?

Edi Kolgeci: Sa i përket pritshmërisë besoj që jemi përgatit që të luajmë sa më mirë, nga të gjitha ndeshjet vetëm një humbje si dhe plus 2 fitore për Kupë, besoj që janë arsye që të jemi të kënaqur duke u bazuar edhe në kushtet dhe vonesën e përgatitjeve. Puna e Verim Zherkës dhe serioziteti dhe vullneti i lojtarëve më bëjnë optimist për të ardhmen. Duke marrë parasysh se do të investojmë në lojtarët e rinj nga akademia jonë si dhe mosha e re mesatare e ekipit të parë më bën të jem optimist real për të ardhmen e KH Prishtinës.

Image

“Bota sot”: Çfarë iu brengosi më shumë në vjeshtë? 

Edi Kolgeci: Në vjeshtë më së shumti më brengosën kushtet e stërvitjeve dhe përgatitjes, pasi që në të shumtën e rasteve salla dhe rezervimi i terminit tonë merrej për organizime të ndryshme, si tubime partiake, si kombëtarja e basketbollit etj. Kështu që një pjesë të madhe të stërvitjeve i kemi bërë në Kastriot dhe Bardhosh. Përveç që ishte e mundimshme për transport dhe bartjen e pajisjeve na ka kushtuar edhe në buxhet i cili edhe ashtu është i pamjaftueshëm.

“Bota sot”: Cilat janë planet si kryetar i klubit për pjesën pranverore?

Edi Kolgeci: Ne kemi filluar me stërvitje dhe besoj që për sezonin pranveror ekipi do të jetë edhe më i fortë kondicionalisht dhe teknikisht. Planifikojmë hapjen e akademisë dhe formimin e ekipeve të hendbollit nëpër shkolla si dhe garat shkollore në bashkëpunim të klubit dhe komunës dhe shpresojmë që do të kemi edhe përkrahjen e FHK-së dhe ministrive përkatëse. Me akademi fillon një stad i ri i zhvillimit të hendbollit dhe promovimit të sportit dhe shëndetit për fëmijët. Do të angazhojmë ekspertë të hendbollit dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi lojtarë të prodhuar nga shkolla jonë. Qysh tani kemi disa profesorë dhe trajnerë të hendbollit që kanë filluar të evidentojnë dhe hulumtojnë për hendbollistët e së ardhmes, të cilët do të ju bashkohen lojtarëve të rinj që veç i kemi në klub.

“Bota sot”:  Në bashkëpunim me trajnerin Verim Zherka, a po e hulumtoni tregun e hendbollistëve të jashtëm? 

Edi Kolgeci: 

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të martën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat