Motra apo jo, ose cila jam, cila je? - Bota Sot
Motra apo jo, ose cila jam, cila je?

Hendboll

E diel, 21 tetor 2018

Motra apo jo, ose cila jam, cila je?

Më: 15 janar 2018 Në ora: 19:27
Lindia e Vlora

Nuk janë as motra e as të afërme, por janë në profesione të ndryshme. Njëra është profesoreshë e muzikës e tjetra ish hendbolliste dhe trajnere. Është fjala për Lindita Isufin profesoreshë dhe Vlora Jashari, ish hendbolliste.

Një foto interesante, me veshje të njëjtë, garderobë të kuqe, pothuajse me frizurë të njëjtë. Biondet apo tandeme shumë të forta, sikurse të ishin motra! Pak dallojnë në pamje të fytyrës, sepse ata që nuk i njohin lirisht mund të vënë bast se janë edhe motra.

Lindita është profesoreshë e mirënjohur e muzikës, kurse Vlora ka qenë edhe pjesë e kombëtares së Kosovës dhe hendbollistja më e mirë e vitit, aktualisht profesoreshë. “Cila jam, cila je”, shkruan Lindita. Me një fjalë, nuk janë motra, por shoqe të profesionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test