Luzha i revoltuar me drejtorin e sportit në Gjakovë

Hendboll

Luzha i revoltuar me drejtorin e sportit në Gjakovë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 janar 2018 Në ora: 18:32
Uran Luzha

Ish trajneri i klubit të hendbollit Vëllaznimi nga Gjakova, Uran Luzha, është i revoltuar me drejtorin e sportit të Komunës së Gjakovës. Ai shtron pyetje, si është e mundur që Federata e Hendbollit e Kosovës, t’i përzgjedh gjashtë hendbollistë e hendbolliste më të mirë dhe në Gjakovë nuk ndihmohen. “Si është e mundur që në qytetin e Gjakovës nuk ndihmohet hendbolli, duke e parë që në përzgjedhjen e hendbollistëve ishin 6 hendbollistë nga Gjakova.

Lojtari dhe lojtarja më e mirë, golashënuesja më e mirë pivotmenja dhe alo po ashtu edhe juniori. Drejtoria e sportit në Gjakovë nuk e pa të arsyeshme që në 10-she ta fut golashënuesen më të mirë të Superligës së femrave. E derisa qyteti im mburret me sport. athua pse nuk i kthen sytë nga hendbolli, duke e pa dhe e vërtetu që hendbolli prodhon kualitet e jo kuantitet.

E tani më duket që Gjakova e ka rastin më të mirë sidomos sektori i Sportit duke e pa që edhe në KH Vëllaznimi është një kryesi e re e më shumë vizione për zhvillimin e hendbollit. Në Shtabin Teknik janë dy trajnerë që kanë qenë edhe trajnerë të Përfaqësueses. Athua prapë Qyteti nuk do ta shikoi këtë realitet. JU kisha lut prej sektorit te sportit e deri te qytetari i fundit se është koha e fundit ti kthehet dinjiteti i sportit të qytetit e ti lejojmë sportistet tanë ti sjellin trofetë në qytetin e lindjes, si Kastriot Jupa, Elma Kameri Arlinda Krasniqi, ndërsa Shpresës, Arritës dhe Artit të jenë prapë lider në ekipet ku luajnë”, tha Luzha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat