Kastrioti po del nga errësira, së shpejti me kryetar të ri

Hendboll

Kastrioti po del nga errësira, së shpejti me kryetar të ri

Nga: K.G. Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 18:18
Lirije Muhaxheri

Në vjeshtë për pak u shua shtatë herë kampionia e Kosovës e pas luftës klubi i hendbollit Kastrioti i Ferizajt (femrat), por i shpëtoi më të keqes fal trajneres Lirije Muhaxherit dhe ndihmës teknike nga Federata e Hendbollit e Kosovës.  Klubi ishte e thelluar në errësirë dhe mbeti pa mjete financiare, megjithatë disi e përfunduan edicionin vjeshtor. Burimet brenda klubit konfirmojnë për gazetën kombëtare “Bota sot”, se sot në një kuvend të klubit, është zgjedhur grupi punues, ku së shpejti do të vendosin për kryetarin e ri dhe kryesinë e re. Në grup punues janë: Veton  Hyseni  Skënder Ramadani, Lirije Muhaxheri, Sadri  Gashi, Emine Mehmeti, Vlora  Jashari  Ahmet  Hysenaj (Petrova).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat