Në emocione të kryendeshjes

Hendboll

Në emocione të kryendeshjes

Nga: Enis Kastrati Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:23
Enis Kastrati

Debate

Kryendeshja është ëmbëlsira më e mirë e një lige dhe që shton edhe numrin e shikuesve qoftë në stadiume qoftë në palestra. Një ndeshje e fortë parashikohet të zhvillohet në Kampionatin e Kosovës në hendboll (meshkujt) mes Prishtinës dhe Besa FamGas nga Peja. Ndeshje që pritet me kureshtje nga të gjithë, sepse ballafaqohen dy ekipet që deri me tash kanë bërë diferencën në kampionat sidomos Besa që ka të gjitha fitoret nga 15 ndeshje dhe Prishtina ka 14 fitore e 1 humbje.  Gjithsesi se mund ta quajmë kryendeshje, duke pa se momentalisht janë dy ekipet më të mira. Mirëpo, edhe këtë herë e shoh favorite Besën edhe pse nuk do të befasohemi po të arrinte Prishtina ndonjë befasi sepse tani janë dukshëm më të organizuar. Nëse shikojmë vjeshtën me stinorin pranveror, sa i përket cilësisë është e njëjtë, mirëpo çka është e mirë, se disa klube kanë nisur që të organizohen për të mirë, që na jep ndoshta pakëz shpresë që vitin e ardhshëm do të kemi një kampionat më kualitativ. Kështu, shihet se klubet me ato kushte që kanë synojnë të arrijnë rezultate sa më të mira dhe të jenë në pozita më të mira deri në fund të kampionatit. Tash për tash dy...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në diasporë dhe Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat