Short i mirë për dikë e për dikë përvëlues

Hendboll

Short i mirë për dikë e për dikë përvëlues

Nga: Kemajl Goca Më: 17 prill 2018 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës është hedhur shorti për Kupën e Kosovës. Në të dyja konkurrencat, priten me emocione ndeshjet e gjysmëfinales që do të zhvillohen me 4 maj. Pritet së shpejti Bordi i Federatës së Hendbollit të Kosovës të caktojë edhe vendin e zhvillimit të ndeshjeve, kurse finalja luhet me 6 maj. Me një fjalë, për dikë short i mirë e për dikë përvëlues. Trepça ka punë të zorshme me Prishtinën sikurse edhe Kastrioti me Besa FamGas, ndërsa te femrat, Kastrioti është në situatë të jesh apo të mos jesh karshi Shqiponjës dhe sfida tjetër interesante është mes Istogut dhe Vushtrrisë.

Meshkujt

Kastrioti-Besa FamGas

Prishtina-Trepça

Femrat

Shqiponja-Kastrioti

Istogu-Vushtrria

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat